Robert the Bruce

11 ditët e mbetura

Investoni në arsimin e historisë

Duke mbështetur fondacionin tonë të historisë botërore, ju po investoni në të ardhmen e arsimit të historisë. Donacioni juaj na ndihmon të fuqizojmë gjeneratën e ardhshme me njohuritë dhe aftësitë që u nevojiten për të kuptuar botën përreth tyre. Na ndihmoni të fillojmë vitin e ri të gatshëm për të publikuar informacione historike më të besueshme, falas për të gjithë.
$3029 / $10000

Përkufizimi

Mark Cartwright
nga , përkthyer nga Erion Treska
publikuar në 16 December 2020
Në dispozicion në gjuhë të tjera: anglisht, Afrikaans, frëngjisht, lustër
Shtypni artikullin
Bust of Robert the Bruce (by Otter, CC BY-SA)
Bust i Robert the Bruce
Otter (CC BY-SA)

Robert i I-rë i Skocicë, i njohur si Robert the Bruce, ishte Mbret i Skocisë nga viti 1306 deri më 1329. Për kontributin e tij te vyer në shpalljen e Pavarësisë nga Anglia, Robert the Bruce ka qenë vlerësuar prej shumë kohësh si një hero kombëtar, dhe një nga monarkët më të mëdhenj në historinë e Skocisë.

Roberti pasoi John Balliol (m. 1292 - 1296) por vetëm pas një dekade të turbullt luftërash ndaj ushtrive Angleze të drejtuara nga Edward i I-re i Anglisë (m. 1272 - 1307) si dhe ndaj baronëve rivalë Skocezë. Fitorja e madhe ndaj Anglezëve në Bannockburn më 1314, çimentoi te drejtën e Robertit për të qenë Mbreti i ligjshëm i Skocisë, dhe njëkohësisht linja diplomatike perfekte, sollën njohjen e pavarësisë së plotë të Skocisë si nga Papa, ashtu edhe nga Edward i III-të i Anglisë. Roberti u pasua në fron nga djali i tij David i II-të i Skocisë (m. 1329 - 1371).

Hiq Reklamat
Reklama

Jeta e Hershme

Robert (VIII) the Bruce lindi në 11 Korrik 1274 në Kështjellën Turnberry, në Ayrshire, Skoci. I ati i tij ishte Robert (VII) the Bruce (v. 1304) dhe e ëma e tij ishte Marjorie, Kontesha e Carrick. Familja the Bruce, kishin qenë lordët e Annandale që prej viteve 1120 dhe pretendonin se ishin pasardhës te Kontit David, vëllait të vogël të William I-rë të Skocisë (m. 1165 - 1214). Roberti kaloi një periudhë të femijërisë së tij midis Western Isles dhe Ulster. Meqënëse familja e tij zotëronin shtëpi dhe prona në Angli, Roberti kalonte kohë në Kështjellën Carlisle dhe në Londër. Ne vitin 1292, Roberti trashëgoi Kontenë e Carrik.

Rreth vitit 1295, Roberti u martua me Isabel e Mar (v. 1296), e bija e Donald-it, Kontit të Mar, dhe më vonë, me 1302, me Elizabeth de Burgh (v. 1327), të bijën e Richard de Burgh, Kontit të Ulster. Me Isabelen, Roberti pati një vajzë, Marjorie (l. 1295) dhe me Elizabeth-ën ai pati dy vajza - Matilda dhe Margaret - dhe dy djem - David (l. 1324) dhe John (me shumë mundeëi binjaku i David, por humbi jetën në femijeri).

Hiq Reklamat
Reklama

Çështja e Madhe

Bruce-t nuk e pranuan vendimin e edward te i-re per te vendosur john balliol ne fronin skocez.

Kur Alexandri III-të i Skocise vdiq, (m. 1249 - 1286) në vitin 1286 dhe pasardhësja e tij e vetme ishte mbesa e tij e cila vdiq më 1290, Skocia u zhyt në një krizë politike. Shtëpitë mbretërore të Anglisë dhe Skocisë kishin qenë të lidhura mes disa martesave, por Edward I-rë i Anglisë, shkoi një hap më larg, duke e konsideruar mbretin e Skocisë si nje vasal te tij. Edward-i mbikqyri zgjedhjen e një kandidati për fronin e Skocisë në një proces të quajur Çështja e Madhe. Mbreti Anglez zgjodhi John Balliol në Nëntor të vitit 1292. Sfiduesi kryesor i Balliol kishte qenë Robert (VI) the Bruce, (l. 1210), paraardhësi i Robert (VIII) the Bruce, mbretit të ardhshëm të Skocise. Bruce-t nuk e pranuan vendimin e Edward-it dhe vazhduan ti mëshonin të drejtës së tyre për fronin Skocez. Balliol ishte zgjedhur sepse ai ishte një pasardhës më i afërt i Kontit David, dhe më e rëndësishme akoma për Edward-in, Balliol ishte një kandidat më i dobët dhe pro-Anglez, që do të thoshte se ai mund të manipulohej më me lehtësi.

Robert I of Scotland & Isabel of Mar
Robert I-rë i Skocise & Isabel e Mar
Unknown Artist (Public Domain)

Siç tregoi dhe koha, mbretërimi i John Balliol zgjati vetëm katër vjet, pasi Lordët Skocezë u lodhën me rezistencën e tij të paefektshme ndaj Edward-it dhe rritjen e taksave të vendosura për të paguar luftën e Mbretit të Anglisë me Francën. Në fund të vitit 1295, një këshill prej 12 Lordësh të pakënaqur, vendosën krijimin e një qeverie të re, mbase komplet të pavarur nga John. Ky këshill, dhe rrjedhimisht edhe Skocia, krijuan formalisht një aleancë me Mbretin Philip IV-rt të Francës (m. 1285 - 1314), në Shkurt të vitit 1296 ES, lëvizja e parë në atë çka do të njihej si "Aleanca Auld". Mbreti John hoqi dorë nga suporti për Edward I-rë në Prill të vitit 1296. Bruce-t nuk e mbështetën këtë rebelim ndaj Edward I-rë, madje Roberti ju bashkua forcave Angleze të cilat sulmuan Skocinë në vitin 1296. Përgjigja e Edward-it ndaj kësaj aleance, ishin sulmet e përsëritura ndaj Skocisë. Një masakër ndaj mijëra njerëzish të pafajshëm ndodhi në Berwick, Edward mori kontrollin e kështjellave më të rëndësishme Skoceze dhe ju shkaktoi Skocezëve një disfatë në Bejetën e Dunbar më 27 Prill të vitit 1296. Më pas, tre baronë Anglezë u përzgjodhën për të sunduar Skocinë, e cila në këtë moment, nuk ishte asgjë tjetër veçse një provincë e Anglisë. John Balliol-it ju hoqën të gjithë titujt dhe u burgos në Kullën e Londrës.

Hiq Reklamat
Reklama

Lufta për Pavarësi

Fatkeqsisht për Edward I-rë, Skocia ishte më e vështirë për tu nënshtruar nga ç'kishte menduar ai. Pothuaj menjëherë, filluan rebelime në masë. Më i suksesshmi prej tyre, ishte rebelimi i drejtuar nga William Wallace (1270 - 1305) dhe Sir Andrew Moray i Bothwell. Rebelët korrën një fitore të madhe në Shtator të vitit 1297 në Betejën e Urës Stirling. Më pas, u ngrit një këshill qeverisës i përbërë nga Wallace, John Comyn dhe Peshkopi Lamberton, por Bruce-t nuk e mbështetën këtë grupim, specifikisht për faktin se Comyn-ët ishin mbështetës të Balliol-ëve rivalë. Në këtë pikë, Bruce-t nuk mbështetën as Wallace dhe as Edward I-rë, por thjesht prisnin të shihnin rezultatin e kësaj faze të parë të asaj që njihet si Lufta e Parë e Pavarësisë. Megjithatë, në vitin 1298, Robert the Bruce ishte qartësisht në anën e Skocezëve dhe u perfshi në sulmin ndaj Kështjellës Ayr, që në atë kohë sundohej nga Anglezët. Gjithsesi, martesa e Robertit në vitin 1302 me Elizabeth-ën, të bijën e një aleati të Edward I-rë, bashkë me lirimin e John Balliol nga Kulla e Londrës, do të thonin që Roberti, edhe një herë, ishte në anën e Anglezëve, derisa aleatet Skocezë të Balliol-it të arrinin të rivendosnin mbretin e vjetër.

King Edward I of England
Mbreti Edward I-rë i Anglisë
National Portrait Gallery (CC BY-NC-ND)

Përgjigja e Edward-it ndaj disfatës në Urën e Stirling, ishte dërgimi i një ushtrie nën udhëheqjen direkte të tij, dhe fitorja në vitin 1298 në Betejën e Falkirk, ku u vranë mbi 20.000 Skocezë. Edward-i më pas dërgoi ushtri të tjera, dhe në vitin 1305, Wallace u kap dhe u ekzekutua në Londër si tradhëtar. Gjithsesi, Wallace ishte shndërruar tashmë në hero kombëtar dhe një shembull për tu ndjekur për të tjerët, sidomos nga Robert the Bruce, i cili në vitin 1305 filloi të kishte dyshimet e para serioze të tij, në lidhje me mbështetjen ndaj Kurorës Angleze. Tashmë dukej fare e pamundur që Edward I-rë do ta kurorëzonte Robert-in si Mbret të Skocisë. Gradualisht, në vitin e ardhshëm - dhe me shumë mundësi në sekret të plotë - Robert-i filloi punën për të krijuar aleanca të reja nga baronët kryesorë Skocezë.

ROBERTI U VETE DEKLARUA MBRET I SKOCISE NE MARS TE VITIT 1306.

Rreth Shkurtit të vitit 1306, Skocezët po bashkoheshin rreth një figure të re qëndrore, Robert the Bruce, i cili denoncoi hapur John Balliol-in si një kukull e Edward-it të I-rë. Më 10 Shkurt, Robert-i ose ndjekësit e tij, vranë John Comyn, sfiduesin e tij kryesor për fronin e Skocisë, duke e goditur me thikë në kishën e Greyfriars në Dumfries. Duke patur suportin përfundimtar të baronëve nga veriu i Skocisë dhe suportin e dyshimtë të disa të tjerëve, Robert-i u vetë deklarua mbret. Robert-i u kurorëzua në Abacinë Scone me 25 Mars të vitit 1306. Por pozicioni i mbretit ishte, në fakt, shumë delikat. Dy humbje ushtarake pasuan, njëra ndaj ushtrive Angleze në Methven, më 19 Qershor dhe një tjetër ndaj një ushtrie Skoceze e udhëhequr nga John MacDougall i Argyll në Dalry më 11 Korrik. Roberti u detyrua të arratisej për në Ishullin Rathlin afër bregut Irlandez. Anglezët, duke mos patur mundësi të ndiqnin dhe arrestonin Mbretin e Vetëshpallur, filluan të përndiqnin familjen e tij. Tre nga vellezërit e Robert-it u ekzekutuan, dhe e motra e tij Mary u mbajt në një kafaz hekuri i cili qëndronte varur jashtë mureve të Kështjellës Roxburgh, një torturë që ajo e vuajti për 4 vjet. Gruaja e Robert-it, Elizabeth-a u detyrua të qëndronte e mbyllur në një shtëpi të madhe në Burstwick.

Hiq Reklamat
Reklama

Battle of Bannockburn, 1314 CE
Beteja e Bannockburn, 1314
Andrei nacu (Public Domain)

Pasi Edward-i i I-rë vdiq në Korrik të vitit 1307, ai u pasua në fron nga djali i tij Edward i II-të i Anglisë (m. 1307 - 1327). Mbreti i ri ishte shumë më pak i talentuar politikisht dhe ushtarakisht sesa babai i tij, dhe gjithashtu atij i duhej të përballej me një anarki politike në vendin e tij e cila më vonë u shndërrua në luftë civile. Këto zhvillime në Angli, i lanë goxha hapësirë për manovrim Skocisë. Robert-i mund të rikthehej në Skoci, ku bashkë me të vëllain e tij Edward-in, filluan një luftë guerrilse ndaj trupave Angleze dhe mbështetësve të John Balliol. Deri në mesin e vitit 1308, Robert-i i kishte mundur Comyn-ët, marrë kontrollin e plotë të kështjellave kyç të tyre dhe shkatërruar ato plotësisht dhe gjithashtu kishte pushtuar Aberdeen-in. Në vjeshtën e vitit 1308, MacDougalls u mposhtën gjithashtu përfundimisht në Bejetën Qafës së Brander. Më pas, Robert-i filloi të bënte marrëveshje dhe ofronte armëpushim, me cilindo Skocez që ishte i gatshëm ti bashkohej. Rrjedhimisht, në Mars 1309, një parlament në St. Andrews deklaroi që populli Skocez mbështeste Robert the Bruce si mbretin e tyre. Një delegacion nga Franca deklaroi gjithashtu që Robert-i ishte mbreti i ligjshëm i Skocisë. Megjithatë, shumë kështjella kyçe vazhdonin të qëndronin në duart e Anglezëve, duke përfshirë këtu ato të Berwick, Roxburgh, Edinburgh dhe Stirling. Në 4 vitet që vijuan, Robert-i vendosi ti rimerrte ato, shpesh duke udhëhequr personalisht sulmet drejt tyre.

Bannockburn & Pavarësia

Problemet e brendshme të Edward-it II-të, i krijuan Skocezëve dhe Robert-it shumë hapësirë për të sulmuar dhe marrë kështjellat Angleze një nga një (dhe më pas për ti djegur që të mos përdoreshin më). Roberti gjithashtu kryente sulme të rregullta ushtarake në Anglinë veriore. Pas një sulmi të pasuksesshem në vitin 1311, duhet të vinte viti 1314 që Edward II-të të drejtonte një ushtri drejt Skocisë, me arsyetimin e çlirimit të Kështjellës Stirling të rrethuar nga forcat Skoceze. Ushtria e Edward-it ishte pothuaj 2 herë më e madhe në numer se Skocezët e udhëhequr nga Robert the Bruce (15 - 20.000 vs. 10.000 trupa), por ky avantazh dhe levizshmëria e 2.000 kalorsve të rëndë të Edward-it, u mohuan nga zgjedhja e një fushëbeteje të ngushtë kënetore nga ana e Robert-it afër fshatit Bannockburn. Kur dy ushtritë u perplasën më 23 dhe 24 Qershor, Edward-i u vonua shumë në përdorimin e harkëtarëve të tij, e me pas terreni i thyer dhe formacionet agresive (schiltron) te ushtarëve Skocezë bënë diferencën. Rreth 200 kalorës Anglezë mbetën të vrarë në një disfatë shkatërruese. Mbreti Anglez për pak sa nuk mbeti i vrarë në fushëbetejë. Robert-i kishte treguar shumë talent në udhëheqje dhe guxim të madh në betejë, duke u perballur një për një me Henry de Bohun dhe duke vrarë këtë të fundit me një goditje fatale me sopatën e tij të luftës. Pas betejës, Kështjella Stirling u dorëzua dhe një plaçkë shumë e madhe lufte u mor nga kampi i braktisur Anglez.

The Declaration of Arbroath
Deklarata e Arbroath
Unknown Artist (Public Domain)

Në këtë mënyrë Skocia kishte siguruar pavarësinë e saj. Robert-i filloi negocimet për lirimin e Mbretëreshës Elizabeth dhe Priceshës Marjorie. Ai konfiskoi gjithashtu tokat e atyre lordëve Skocezë të cilët kishin mbështetur Edward-in, dhe i përdori këto toka si shpërblime për mbështesit e tij për të siguruar besnkërinë e tyre të vazhdueshme. Pasojat afatgjata të kesaj politike, ishin krijimi i familjeve shumë të fuqishme në vende të caktuara, krijimi i armiqësive ndërmjet pasardhësve të pa shperblyer dhe varfërimi i vetë Kurorës, një zhvillim i cili solli krijimin e një takse të vecantë vetëm për të paguar shpenzimet e jetesës së monarkut. Por, për momentin, Roberti ishte në kulmin e tij. Kështjella Berwick u mor në vitin 1318, dhe Mbreti Skocez vazhdoi sulmet në Anglinë e veriut, pothuaj duke pushtuar York-un në vitin 1319.

Hiq Reklamat
Reklama

Politika e Jashtme & Njohja

Robert-i ishte mjaftueshëm i sigurtë në mbretërinë e tij, madje aq sa të konsideronte pushtime të mëtejshme. Në një fushatë që zgjati 3 dimra, Mbreti Skocez pushtoi Ulster dhe vendosi atje të vëllain e tij Edward (l. 1276) si Mbret të Irlandës në vitin 1316. Ushtria Skoceze u asistua edhe nga vendasit të cilët ishin shumë të gatshëm të dëbonin baronët Anglezë prej andej. Gjithsesi, Edward Bruce rezultoi po aq jo popullor, dhe ai u vra në betejë në vitin 1318. Si përfundim, Skocezët dorëzuan Kështjellën Carrickfergus dhe u tërhoqën nga Irlanda.

Më 6 Prill 1320, Papës ju dergua një letër në të cilën kërkoheshin anullimi i shkishërimit të Robert-it dhe anullimi gjithashtu i vendosjes së Skocisë nën një urdhër përjashtimi, të dyja të aplikuara sepse Robert-i kishte refuzuar të firmoste një pakt me Anglinë në vitin 1317. Letra, e njohur ndryshe si 'Deklarata e Abroath', e shpall Skocinë vend të lirë dhe të pavarur dhe që Kurora Angleze nuk zotëron atje asnjë lloj të drejte. Ky dokument shumë impresionues, i cili është zbukuruar me vulat e 8 kontëve dhe 38 baronëve Skocezë, ekziston akoma dhe në ditët e sotme.

Dunfermline Abbey
Abacia Dunfermline
Cocoloco29 (CC BY-SA)

Robert-i, megjithatë, vazhdonte të kishte kundërshtarë disa baronë Skocezë të cilët punonin kundër tij, dhe një komplot për ta vrarë u zbulua dhe eliminua në fund të vitit 1320. Në vitin 1322 një pushtim Anglez u thye. Më vonë, në vitin 1323, një pakt 13-vjeçar u firmos mes Aglisë dhe Skocisë. Traktati i Corbeil-it i vitit 1326, konsolidonte aleancën e përbashkët mes Skocisë dhe Francës (duke përfshirë një klauzolë sipas të cilës nëse Franca sulmonte Anglinë, edhe Skocia do të ishte e detyruar ta sulmonte atë). Pavarësia e Skocisë dhe e drejta e Robert-it për të qenë Mbret, u njohën nga Kurora Angleze në vitin 1328 me Traktatin e Edinburgh-ut. Ky traktat u vulos me dhënien nga ana e Robert-it të £20.000 dhe martesës së djalit të tij David me Joan-ën (l. 1321), motrën e mbretit të ri, Edward-it III-të të Anglisë. Qershia mbi tortë ishte vendimi i Papës i vitit 1329, për të lejuar monarkët Skocezë të mbanin zyrtarisht një kurorë dhe të merrnin bekimin e shenjtë gjatë kurorëzimeve të tyre. Kështu, Mbretëria e Skocisë ishte, për herë të parë, e barabartë me monarkitë e tjera Europiane.

Vdekja dhe Pasardhësit

Robert the Bruce vdiq më 7 Qershor 1329 në shtëpinë e tij pranë Cardross në Dumbartonshire. Mbreti kishte qenë i sëmurë prej dy vitesh dhe kronikanët mesjetarë e përshkruanin sëmundjen e tij si leprozë. Robert-i u varros në Abacinë Dunfermline. Gjithsesi ai gjithmonë kishte dashur të shkonte në një Kryqëzatë në Tokën e Shenjtë, por duke mos patur mundësi asnjëherë, kërkoi që Sir James Douglas të çonte atje zemrën e tij. Douglas u vra në një betejë në Spanjë, por legjenda thotë se zemra e ballsamosur e Robert-it u rikthye në Skoci dhe u vendos në Abacinë Melrose.

Robert-i u pasua në fron nga djali i tij, i cili u bë David-i II-të i Skocisë. Mbreti i ri ishte vetëm 5 vjeç, dhe kjo u pa si një mundësi e artë nga kundërshtarët e familjes Bruce, për të rrembyer fronin e mbretit. Edward Balliol (l. 1283 - 1367), i biri i Mbretit John Balliol, kishte mbështetjen e Edward-it III-të të Anglisë, dhe kështu David-i u rrëzua nga froni në vitin 1332. Balliol u bë mbret, por mes shumë vështirësive u detyrua të dorëhiqej në vitin 1336, kur David-i i II-të u rikthye në fron; ai do të sundonte Skocinë deri në vitin 1371.

Ndërkohë, reputacioni i Robert the Bruce sa vinte e rritej, sepse ai u bë një ndër favoritët e kronikanëve mesjetarë, dhe heroi kryesor i një poeme të mirënjohur The Bruce, e porositur nga nipi i tij, Robert-i II-të i Skocisë (m. 1371 - 1390). Një shekull më vonë, James III-të i Skocisë (m. 1460 - 1488) mbante në luftë shpatën e Robert the Bruce. Dhe kështu, fama e tij vazhdon nëpër shekuj, dhe Robert-i u bë shembulli i mbretërimit të mirë dhe një hero kombëtar. Kohët e fundit, interesi për të është rritur sërish, duke nisur me rikonstruksionin e fytyrës së Robert-it nga kafka e tij e gjetur në Abacinë Dunfermline, dhe çështjes së vazhdueshme për pavarësinë parlamentare të Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar.

Hiq Reklamat
Reklama

Rreth përkthyesit

Erion Treska
Erion është një person i entuziazmuar pas historisë dhe qytetërimeve të lashta. Është i diplomuar në Master për Informatike Biznesi. Preferon leximin dhe eksplorimin. Jeta dhe zhvillimet e ndryshme në Europën Antike, janë një ndër fushat e tij të preferuara.

Rreth Autorit

Mark Cartwright
Mark është një autor me kohë të plotë, studiues, historian dhe redaktor. Fushat e tij të preferuara janë arti, arkitektura dhe zbulimi i ideve të përbashkëta të të gjithë qytetërimeve. Ai mbron titullin Master në Filozofi Politike dhe është Përgjegjësi i Publikimeve në WHE.

Citoni këtë punë

Stili APA

Cartwright, M. (2020, December 16). Robert the Bruce [Robert the Bruce]. (E. Treska, Përkthyes). World History Encyclopedia. Marrë nga https://www.worldhistory.org/trans/sq/1-18574/robert-the-bruce/

Stili i Çikagos

Cartwright, Mark. "Robert the Bruce." Përkthyer nga Erion Treska. World History Encyclopedia. Modifikuar për herë të fundit December 16, 2020. https://www.worldhistory.org/trans/sq/1-18574/robert-the-bruce/.

Stili MLA

Cartwright, Mark. "Robert the Bruce." Përkthyer nga Erion Treska. World History Encyclopedia. World History Encyclopedia, 16 Dec 2020. Uebit. 20 Dec 2024.